Detajet nga kënga e re e Kidës! (Video)

By

Zëri i saj është në çdo hit. Që nga ‘Murder’ Kida ka eksperimentuar duke sjellur këngë të pëlqyeshme në publik.

Së fundmi erdhi ndryshe në ‘Ski ide’ por që sërish goditi në shenjë. Rrugën muzikore nuk do ta vazhdoj në zhanrin e këngës së fundit por do të eksperimentoj sërish.

Në intervistën me gazetarin Artan Telakun për Prive të transmetuar mbrëmë, Orhidea zbuloi disa detaje nga kënga e radhës që do të publikohet.

Pas ‘Ski ide’ ku ishte më ‘dark’, Kida vjen në zhanrin ‘Dancehall-Reggaeton’ dhe është më komerciale si produkt muzikor.

Kjo këngë pritet të publikohet në muajin shkurt teksa janë duke diskutuar nëse do të bëhet bashkë për duet apo do ta sjell solo.

Artikuj të ngjashëm