Majki me “Dashni” nuk e lëshon ‘fronin’, sërish në vendin e parë n’Trip Listë

By

20 këngët më të pëlqyera shqipe u shpalosën sonte në emisionin Trip Lista me Vlorijan Halilin në Klan Kosova.

20-shja u hap me artistin e ri të talentuar Trimin dhe këngën e tij të dytë solo që po pëlqehet mjaft. Në pozitat e nxehta u rradhit Dhurata Dora si e 10-ta, Kida e 9-ta e Dafina me Lumi B – ‘Rude Girl’ si të 8-tët kurse Mozzik me ‘Dhezu’ u rangua i 6-ti.

Mc Kresha me ‘Era’ u pozicionua i 5-ti kurse vendi i katërt i takoi Ledri Vulës me ‘SRMN’. Rikthimi i Eni Koçit duket se është mirëpritur nga publiku pasiqë këngëtarja nga Shqipëria është rradhitur e treta.

Për vendin e parë pati përplasje ‘titanësh’ mes Era Istrefit dhe Majkit. ‘Bonbon’ rezultoi kënga e dytë më e votuar teksa primatin nuk po e lëshon për tash e disa javë ‘Dashni’.

Besa dhe Ansi me ‘Kameleon’ dhe  Cartani ft. JKN&Lazy – Gang Bang janë propozimet e kësaj jave që mbetet të shihet të dielën e ardhshme nëse do arrijnë ta largojnë dikë prej ‘loje’.

Votimi për javën e ardhshme është i hapur gjatë tërë javës në faqen zyrtare të emisionit në Facebook, Trip Lista – Klan Kosova. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm