Bebe Rexha anulon perfomancën në festivalin e madh për shkaqe familjare, çfarë ndodhi?

By

Bebe Rexha përmes Instagramit të saj, ka bërë të ditur se nuk do të performojë më në mega festivalin që po zhvillohet në Expo City, Untold Dubai.

Në një postim në Instagram, krijues hiteve amerikane postoi “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk jam më në gjendje të performoj në Untold Festival”. Më pas ajo vazhdoi duke thënë: “I dua të gjithë fansat e mi në Dubai dhe shpresoj të rikthehem për të performuar së shpejti xoxo Bebe”.

Mësohet se ajo është detyruar të tërhiqet për arsye familjare.

E vendosur për të performuar në skenën kryesore në ditën e dytë (e premte, 16 shkurt) të Festivalit Untold, Bebe Rexha ishte vendosur të servirte tingullin e saj të njohur pop me një prekje alternative rock dhe R&B.

Artikuj të ngjashëm