Pritja e madhe merr fund!
Pas muajve të tërë punë pa shumë zhurmë përtej oqeanit, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka hapur kapitullin e saj të ri në karrierë me projektin e ri, të parin serioz në gjuhën angleze me synim karrierën ndërkombëtare.
‘Forever is Over’ mban titullin ky krijim muzikor i punuar nga producenti i madh Poo Bear teksa që në start, Elvana i ka bashkangjitur edhe videoklipin.
Për të mos i lënë shumë hapësirë fjalëve, ju ftojmë ta shijoni të plotë në videon e mëposhtme këngën e shumëpritur. /Prive.al/