Premierë ekskluzive: Ledri dhe Flori vijnë me ‘Nuk ma la’

By

Pritja mori fund! Dueti mes Ledri Vulës dhe Flori Mumajesit që u pëlqye prej momentit kur thjesht përflitej si ide është gati dhe i publikuar në kanalin zyrtar të reperit që menaxhohet nga AVD Digital.

Një ndër bashkëpunimet e konsideruara si më të fuqishmet mes meshkujve të estradës shqiptare, titullohet ‘Nuk ma la‘ dhe ka muzikë nga Big Bang me tekst të vetë dy artistëve.

Projekti është vizuelizuar nga produksioni Entermedia në një prej hoteleve të Prishtinës dhe në pak sekonda të dëgjimit kuptohet qartë se konkuron fort me hitet e këtij viti për primatin e këngës më të suksesshme të 2016-tës.

Prive.al ju sjell premierën ekskluzive në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm