Sheiku flet për takimin me Angela Martinin

By

Pasi Vitin e Ri e priti në shoqërinë e saj në Tiranë, Angela Martini ka marrë rrugë drejt Dubait.

Në një foto të postuar shihet bashkë me një mikeshë dhe sheikun Mohammed Sultan H.

E ky i fundit përmes një postimi në Instagram ka treguar përshtypjet e takimit të tij me bukuroshen shqiptare. ‘Një vajzë e re e mrekullueshme. Shumë i lumtur që ne ‘kapëm’ Angela Martinin. Sekrete‘ – ka shkruar ai në foton e postuar ku shihet përkrah modeles.

Ndryshe, Mohammed Sultan H është një filantrop mjaft i njohur në Dubai që si fokus dhe preferencë të tij ka modën. Ai është mjaft i afërt me Olivier Rousteing, drejtorin kreativ të Balmain, të cilin shpeshherë e ka konsideruar edhe si vëlla.

Madje, ai organizon kampanjat e Balmain. Të ketë qenë ky një takim pune? Ku i dihet, Angela Martinin mund ta shohim në të ardhmen si imazh i këtij brendi./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm