Për një kohë të shkurtër arriti të ketë vëmendjen e të gjithëve, menjëherë pas lansimit të projektit të saj debutues “Columbiana”.
Që atëherë suksesi i jashtëzakonshëm Tayna-s është një ilustrim i punës së palodhshme dhe dedikimit të saj.
Mirëpo, ashtu si Tayna të gjithë kanë nevojë për një ‘grup mbështetës’ për të arritur atë që nuk beson se mund ta bësh.
E për Tayna-n veçanërisht janë prindërit, që ishin pas saj në çdo rrugëtim të jetës.
Sa i veçantë është raporti i saj me babain, ajo e dëshmoi duke ndarë një bisedë private me babin e saj në Instagram.
Në një moment të bisedës ajo i dërgon atij disa foto të një nga koncerteve që mbajti në Londër, dhe babai i saj nuk kish si të mos ishte shumë krenar.
Ky është postimi që reperja ndau në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al