Një titull i një gazete serbe, shkruante se këngëtarja e moderatorja e famshme shqiptare Luana Vjollca, ka urrejtje ndaj Serbisë.
Kjo gazetë e cila ka përdorur fotografinë e Luanës me plis dhe me flokët e kuqe, pamje kjo të cilën ajo e kishte në një nga edicionet e emisionit të saj “Shiko kush Luan” për 28 Nëntor, shkruan se Luana përkrah krijimin e një Shqipërie të Madhe ETNIKE, ku do përfshihej edhe Kosova.
Ndërsa Luana e ka publikuar në Instagramin e vet këtë artikull, duke e pohuar se çdo gjë që është thënë aty, është plotësisht e vërtetë. /Prive.al