Poni zbulon djalin!

By

Këngëtarja e mirënjohur, Poni ndonëse joshumë prezente në jetën publike me zhvillime, po vazhdon normalisht aktivitetin e saj si artiste.

Udhëtimet e shpeshta me koncerte për bashkëatdhetarët, këngë të reja e jo vetëm e bëjnë këngëtaren akoma shumë të dashur e shumë të kërkuar.

Por, historikisht, nga sfera e jetës private, ajo nuk ka zbuluar shumë.

Fotografitë me personin e zemrës apo edhe djalin mund të numërohen në gishta.

Akullin Poni e ka thyer së fundmi me një imazh të Frenkut, birit të saj që për të nënkupton cdo gjë.

Postimi ka hasur në cudi nga ndjekësit meqenëse shumë prej tyre as nuk e kanë ditur se ajo është nënë teksa të tjerë e kanë uruar për djalin duke nënvizuar se është me fat që e ka. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm