Po ta bënte Netflix këtë gjë, shumë përdorues do pushonin së përdoruri platformën!

By

Të gjithë e kemi provuar dhe e dimë se sa e bezdisshme është kur je duke parë diçka në Internet, duke e shijuar një film, serial apo një shfaqje televizive, dhe reklamat fillojnë e paraqiten dhe ti irritohesh!

Një studim i ri ka treguar se pikërisht kjo do ishte arsyeja që do i bënte njerëzit të hiqnin dorë nga konsumimi i produkteve të Netflix, që për momentin si platformë, nuk shfaqë reklam gjatë filmave e erialeve.

Meqë Netflix ka 149 milionë përdorues në mbarë botën, 23% e përdoruesve kanë thënë se do hiqnin dorë nga përdorimi i Netflix po të shfaqeshin reklama, ndërsa sipas Hup Entertainment Research, kjo nënkupton 34 milionë përdorues.

Megjithatë për çmimin që ofron Netflix, 41% e përdoruesve kanë thënë se do vazhdonin ende të rrinin të abonuar në platformë!

Artikuj të ngjashëm