Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka folur pas tërmetit që la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur në Shqipëri.
Ajo tregoi se për shkak të mërzisë dhe ankthit që ka përjetuar nuk ka qenë aktive me postime.
Përveç kësaj, ajo tha se po vazhdon të ndihmojë por pa bërë publike asgjë duke shpresuar që gjithçka të jetë kalimtare dhe të mos përsëritet më.
“Te dashur miqte e mi!
Keto kane qene dite te veshtira per familjet e demtuara,per te gjithe ata qe kane humbur te dashurit e tyre dhe per te gjithe ne . Nuk kam qene e pranishme ne postime sepse me eshte thyer zemra ne copeza nga cdo lajm qe kam degjuar dhe me dukej sikur nuk ishte jeta qe po jetoja dhe nuk dua te pranoj qe ky mund te jete realiteti,e kam perjetuar me shume ankth gjithcka . Jemi kaq te brishte ne njerezit dhe me keto gjera qe ndodhin kuptojme sesa pak rendesi kane gjerat e vogla ne jete dhe sesi ne te tilla tragjedi mund te perfshihet cdo kush prej nesh. Nuk ka kuptim arroganca ,mosmirnjohja , percmimi , por duhet te bejme vetem mire dhe ti urojme vetem mire cdo kujt sepse kjo jete per ne eshte vetem nje test,dhe ne fund..te gjithe te jemi te barabarte. Fama apo pushteti jane thjeshte nje genjeshter e bukur per ata qe duan ta besojne sepse ne ndjejme njesoj ,lumturohemi njesoj ,vuajme njesoj dhe ne fund te gjithe shkojme ne te njejten rruge. Po mundohem te ndihmoj me sa kam mundesi por nuk deshiroj te bej publike asgje . Shpresoj qe kjo te jete kalimtare dhe mos te perseritet me kurre dhe lutem cdo nate qe zoti te lehtesoje dhimbjet e te gjithe atyre qe kane humbur te afermit e tyre”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.
Armina nuk është e vetmja e famshme që ka ndihmuar.
Shumë yje nga estrada shqiptare kanë dhënë shuma të mëdha parash por edhe gjëra të tjera për t’ju dalë në ndihmë të prekurve./Prive.al