Labinot Tahiri paralajmëron protestë masive, ja pse!

By

Këngëtari/Deputeti Labinot Tahiri, ka paralajmëruar një protestë masive për shkak të rastit të fundit që ndodhi në Gjakovë, kur burri vrau gruan dhe vajzën.

Pikërisht për këtë, artisti ka thënë se do të organizojë një protestë për të gjitha nënat dhe vajzat shqiptare.

Ai madje u zotua se do t’i mbledhë 10 mijë gra.

Labi tha se nëse askush s’do të merret me këtë çështje, ai do të realizojë vetë protestën.

Lexojeni të plotë statusin e tij që e bëri në rrjete sociale./Prive.al

‘NËNA DHE VAJZA

A ka mbështetje pēr këtë! 
Unë jam i gatshëm të ju dal në ndihmë lidhur me protestë masive nga thirjet që mund ti bëj, për të drejtat e juaja dhe vrasjet që ndodhen në rastin e fundit në GJAKOVË, ku mbeti e vrarë një nënë dhe një vajzë!

Nuk kam ego të i marrë meritat për asgje qe ka të bêj me vendin! Unë kam vetëm nje mision; të i sherbej vendit. Se kush do me i marrë meritat apo çka do qofte, e bajt me shendet! 
Çka du te them, askush nuk ma ndalon dhe as qe ka mundesi te ma ndalojë një gjë që dua të organizoj protestë masive, lidhur me rastet; e dhunës në familje, vrasjet në drejtim të shumë NËNAVE E VAJZAVE, që kanë ndodhur pas luftës! Mos harroni, ka shumë prej atyre që u’a kanë marrë jeten, e sot janë të lirë duke mos marrë masa ndaj tyre!! Nuk bahen gjerat me llafe por me vepra!! Nëse dikush organizon protestë, e mbeshtes, por nëse nuk kanë takat, e organizoj e i thras mbi 10.000 nana me dale në rrugë se nuk bëhet hajgare me jetën e femrave’.

https://www.instagram.com/p/Bmd62wJhjW2/?taken-by=labinottahiriofficial

Artikuj të ngjashëm