Së fundmi e ftuar në Prive, këngëtarja shumë e dashur Leonora Jakupi, na zbuloi datat e saj më të rëndësishme në jetë.
Ajo kthehet pas në kohë, duke folur për periudhën më të vështirë të popullit shqiptar, luftën.
Këngëtarja tregon se si qershori 1998 ishte edhe hera e fundit që ajo pa babin e saj, e përqafoi për të fundit herë.
Dhe amaneti i tij për të bijën ishte që gjithnjë të këndonte, dhe po të mos ishte ky amaneti i tij, këngëtarja pohon se muzika, nuk do të ishte rruga që ajo do të ndiqte.
Ndiqni rrëfimin e saj ekskluziv në videon e mëposhtme. /Prive.al