Në kuadër të lëvizjeve të shumta në sezonin e ri televiziv, paqe nuk gjetën as një pjesë e programeve politike.
Sokol Balla i cili pas daljes nga Top Channel nuk po stabilizohet, trazoi sërish ujërat kur la pas një viti e gjysmë Vizion Plus për të kaluar tek News 24 me ‘Real Story’.
Një lëvizje e tillë e bëri të paqartë të ardhmen e një prej moderatoreve më me përvojë ne ekranet shqiptare kur bie fjala tek emisionet politike.
Rudina Xhunga tashmë e ka orarin e zënë nga Balla në News24 dhe si rrjedhojë nuk është sqaruar se cili do të jetë fati i saj këtë sezon.
E pyetur nga Prive.al, gazetarja e mirënjohur zbuloi se nuk ka asgjë të definuar.
‘Nuk e kam vendosur ende.’ – është shprehur Xhunga duke treguar se do e bëjë publik vendimin e saj së shpejti.
Raporti i Xhungës me Ballën është tejet interesant për gati dy dekada. Sokoli e ka ndjekur pas këmbe prezantuesen në tre ekrane. Fillimisht i zuri vendin në Top Channel, më pas në Vizion Plus dhe krejt së fundmi në News24 por pavarësisht këtij fakti, Rudina ia ka dalë të ruajë një pozicion të konsoliduar në një treg mediatik me shumë burra. /Prive.al