Sara Hoxha, mbesa e artistit të madh shqiptar

By

Si sot 4 vite më parë ndërroi jetë mjeshtri shqiptar i cirkut, Telat Agolli. E dashura e Ledrit, Sara Hoxha, ka zbuluar lidhjen e gjakut që ka pasur me artistin e ndjerë.

Sara ka publikuar në Instagram disa nga fotot ikonë të gjyshit të saj, nga koha kur ai punonte në Cirkun Kombëtar.

“Kanë kaluar 4 vite dhe unë ende nuk mund ta besoj që ti nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe ti gjithmonë do të jesh gjysh!”, ka shkruar Hoxha.

Gjyshi i Sarës ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në SHBA. Ai ishte ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist.

Kujtojmë se Sara Hoxha është në ‘pritje të ëmbël’ dhe për pak javë do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që do të jetë një vajzë.

Artikuj të ngjashëm