Po me Albana Osmanin ç’do ndodhë në sezonin e ri televiziv?

By

Sezoni i ri televiziv është përcjellë me shumë lëvizje në ekranet shqiptare.

Figura të ndryshme janë zhvendosur nga një ekran në tjetrin, të tjerë kanë ardhur me koncepte të rifreskuara teksa të tjerë janë distancuar tërësisht nga puna në televizion.

Por ku është në këtë mes prezantuesja Albana Osmani, opinionistja e ‘Top Show Magazine’ tashmë kur kolegu i saj, Ervi vetëm sa e ka konfirmuar zyrtarisht largimin?

Një prej moderatoreve ikonë të Top Channel, prezente në ekran për më shumë se një dekadë nuk ka paralajmëruar ndonjë gjë të re për Shtator.

Prive.al ka kontaktuar me Osmanin për të marrë një prononcim të saj mbi të ardhmen në ekran por epilogu ishte një përgjigje e shkurtër, shumë e prerë.

‘Nuk jap info’ – ka deklaruar Albana pa dashur të japë detaje të tjera.

Në këtë mes, e vërteta gjendet mes dy opsioneve. Ose Albana po përgatitë dicka sekret e të madhe, ose në fakt s’ka gjë për të thënë për projektet televizive të sezonit të ri. Shpresojmë shumë që e vërteta, të jetë tek opsioni i parë.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm