Po i ndjek hapat e prindërve: vajza e Beyonce fiton një çmim të rëndësishëm

By

Vajza 7-vjeçare e Jay-Z dhe Beyoncé-s, Blue Ivy Carter, fitoi çmimi Ashford & Simpson Songwriter’s Award Train Soul 2019 të Dielën për kontributin e saj në melodinë “Brown Skin Girl”.

Kënga u lëshua në korrik si pjesë e kolonës zanore të filmit “The Lion King: The Gift”. Vokalet e Blue Ivy janë paraqitur gjithashtu në fillim dhe në fund të kolonës zanore

Blue Ivy Carter and Beyoncé Knowles

Beyoncé, Jay-Z, St. Jhn dhe bashkautorë të tjerë ndanë fitoren e çmimit Ashford & Simpson Songwriter me vajzën e vogël.

Beyoncé aktualisht është përfshirë në një betejë për markën tregtare mbi emrin e vajzës së saj. Këngëtarja superstar pohoi në dokumente gjyqësore se fëmija i saj është “ikonë kulturore”, kështu që ky nder i fundit mund të ndihmojë çështjen e saj.

Burimi: Pagesix.com

 

Artikuj të ngjashëm