Kanë më shumë se dy vjet që përfliten për një lidhje dashurie!
Por Butrint Imeri, këngëtari i njohur kosovar e moderatorja nga Shqipëria, Kiara Tito, vazhdimisht i kanë mohuar spekulimet se bashkë, po përjetojnë një romancë!
Madje Imeri asnjëherë nuk ka treguar nëse ka një vajzë krah tij, e asnjë nga lidhjet e tija s’është bërë publike. Po ashtu, atij i ka ardhur në majë të hundës ta pyesim qoftë për Kiarën e qoftë për vajzat e tjera…
Dhe nëse Butrint Imerin e shihni të shoqëruar me ndonjë vajzë, ka një gjë që s’duhet ta mendoni, e ajo është…
“Nuk jam në lidhje. Nuk e di përse të gjithë ma bëjnë këtë pyetje! Nëse dje me një femër s’do të thotë që e ke të dashur. A sa herë të dal me një vajzë duhet të mendoni se e kam femër?”, ka deklaruar Imeri.