Debati nëse politika duhet të ndërhyje në censurimin e muzikës në Kosovë, po vjen e po bëhet më interesant.
Kjo për shkak se me idenë e Haxhi Avdylit në Komisionin Parlamentar të Kosovës për Shëndetësi, e dha idenë që këngët e repereve e reperëve kosovarë të censurohen sepse po promovojnë stil negativ jetese, me dhunë e drogë.
E derisa Avdyli e përmendi reperen Tayna duke iu referuar si njëra nga këngëtaret që i këndon drogës, reagime ka edhe nga të tjerë muzicientë.
Nga ta është reperi Buta, i cili ka bërë një replikë me deputetin Fisnik Ismaili.
LEXO PO ASHTU:
Derisa reperi ferizajas shkruante në Instagramin e tij se muzika e tij nuk e promovon drogën dhe se ai nuk bën muzikë për transmetim në televizione, deputeti iu përgjigj me një koment!
“Unë thash që është boll këngë e mire tybe. S’di a e ke kapë atë moment”, ka thënë Ismaili, i cili mbrëmë i ka kritikuar reperët kosovarë, që po e promovojnë jetën luksoze derisa po debatonte në emisionin e Adriatik Kelmendit në KTV.
Ndërsa Buta iu përgjigj deputetit, e të gjitha replikat mund t’i shihni në foton më poshtë: