Mos Azet sapo na zbuloi prurjen më të re në grupin e tij?

By

Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për reperin Azet. Ai me djemtë e grupit KMN kanë korrur suksese të mëdha.

Hite, koncerte të njëpasnjëshme e shumë fansa në kohë të shkurtër shndëruan Azetin në një emër të cilit po i ‘dridhen’ kolegët.

E duket se nga reperi ka të reja.

Sipas të gjitha gjasave, ai ka rekrutuar një prej reperëve të rinj në moshë, talentin nga Vushtrria, Reexhi.

Azet është shfaqur së fundmi në një fotografi me Reexhin teksa llogaria e tij në rrjete sociale me parashtesën KMN vetëm sa e zyrtarizon në një formë hyrjen në grup.

Se si qëndron puna do e kuptojmë shpejt por duket se Reexhi, i njohur për hitet pa qenë pjesë e forcave të mëdha të industrisë muzikore shqiptare është gati të bëj ‘Revolucion’ në karrierën e tij, ashtu siç titullohej dikur kënga me të cilën u bë i famshëm. Ne presim hite… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm