Pirro Çako donte të hiqte këtë këngë nga albumi i Elvanës

By

Albumi “Çelu”, na riktheu sërish Elvana Gjatën. Për këngët ajo bashkëpunoi me Pirro Çakon duke krijuar kështu një kryevepër.

Por si çdo krijues, edhe Pirro nuk pëlqente një nga këngët që u përgatit dhe donte ta largonte nga albumi. Bëhet fjalë për këngën “Mos u ngut”, e cila është një nga më të pëlqyerat e publikut.

“Po të marrim këngën “Mos u ngut”, ku mesa kam parë është pritur shumë mirë dhe kryeson tek albumi, është një nga këngët që unë doja t’a hiqja me thënë të drejtën. Nxora një konkluzion që duhet t’i bëjë këngët më pak të bukura melodikisht që të ecin më mirë. Melodikisht flas. Kjo është një këngë e thjeshtë, që është shkruar shumë shpejt. Ia tregova një moment Elvanës, në ikje e sipër madje”, është shprehur ai në një intervistë për “Soiree” në ABC. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm