Pique dhe Shakira njoftojnë ndarjen, duke i dhënë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare

By

Shakira dhe Gerard Pique kanë konfirmuar se po i japin fund lidhjes së tyre 12-vjeçare.

Këngëtarja kolumbiane dhe mbrojtësi i Barcelonës kanë së bashku dy fëmijë, por ata kanë marrë vendimin të ndahen pas tradhtisë së fundit të futbollistit.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë Pique dhe Shakira në një deklaratë. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ne kërkojmë respekt për privatësinë e tyre.

“Faleminderit për mirëkuptimin,” përfunduan ata. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm