PINT me prurje të re, aspak të zakontë për grupin

By

Grupi PINT duket të jetë përforcuar me një prurje të re, aspak të rëndomtë.

Ndryshe nga ç’mund ta imagjinoni, emri që i është bashkuar grupit nuk është reper por këngëtar i mirëfilltë.

Fjala është për Art Abazin i cili lajmin e ka bërë të ditur përmes Instagram-it të tij me një foto krah MC Kreshës ku shprehet ‘Zyrtarisht, PINT’.

Arti dhe Kresha kohë më parë bashkëpunuan në projektin ‘Enigmë’ që mbase ka qenë shkëndija e këtij raporti që u konkretizua me hyrje në PINT.

Suksese Art! Presim muzikë të mirë, sa më shpesh në kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm