Shtëpia franceze e modës Louis Vuitton ka emëruar Pharrell Williams si drejtor kreativ për linjën e meshkujve.
Williams, producent , këngëtar dhe kantautor u përshkrua nga kjo shtëpi si “vizionar, universet kreative të të cilit shkojnë përtej muzikës, artit dhe modës”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Ai është gjithashtu bashkëthemelues i brendit “Billionaire Boys Club”.
Këtë pozitë e pati më herët dizajneri i profilit të lartë Virgil Abloh, i cili vdiq në vitin 2021.
Kolekcioni i parë i Willams për Louis Vuitton do të shfaqet në Javën e Modës të meshkuve në Paris në qershor.
“Jam i kënaqur ta mirëpres prapë Pharrell pas bashkëpunimeve tona në vitin 2004 dhe 2008 për Louis Vuitton si Drejtorin Kreativ tonë të ri”, tha drejtori ekzekutiv i Louis Vuitton, Pietro Beccari në deklaratën e tij.
Louis Vuitton është një nga shtëpitë më të njohura të modës në botë dhe pjesë e grupit LVMH, në pronësi të njeriut më të pasur në botë, Bernard Arnault.