Pse Bebe Rexha e Dua Lipa, nuk iu drejtuan shqiptarëve në gjuhën shqipe?!

By

Dje gjatë eventit Top Awards, është sjellur një surprizë nga të dyja këngëtaret që karrierën e tyre po e zhvillojnë në skenat ndërkombëtare, Bebe Rexha e Dua Lipa.

E ato me anë të videove që kanë dërguar, kanë përshëndetur të pranishmit dhe gjithashtu kanë uruar produksionin, për organizimin.

E cka krijoi më së shumti përshtypje ishte se gjuha me të cilën u adresuan nuk ishte gjuha amëtare, por ajo angleze.

E kjo mund të justifikohej nëse në vend të tyre do të ishte këngëtarja Rita Ora, e cila edhe njihet për shqipen e saj të mangët, mirëpo këto dy të fundit e gëzojnë një shqipe mjaft të mirë.

E përse ato zgjodhën të flisnin në atë gjuhë, i përket plotësisht vendimit të tyre e që për ne mbetet enigmatike./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm