Dita e djeshme shënoi edhe ditën finale të projektit ‘Redrum’ nga Era Istrefi’ i cili që në orët e para të publikimit tregoi se do të jetë një tjetër sukses i padiskutueshëm për të.
Qindra e mijëra shpërndarje të këngës në rrjete sociale bënë që projekti ‘Redrum’ të marrë një jehonë edhe më të madhe nga se ç’pritej.
Artistët nuk mbetën të vetmit suportues të këngëtares pasi së fundmi edhe një politikan mjaft i njohur po i jep mbështetje këngëtares.
Bëhet fjalë për ministrin e zhvillimit ekonomik, Blerand Stavilecin, i cili i’u bashkua valës së madhe të shpërndarjes së këtij produkti teksa edhe ky zgjodhi Instagramin për të bërë një gjë të tillë. /Prive.al/