Si të dukesh elegante kur je shtatzënë? Sapo na e tha Sara Hoxha

By

Sara Hoxha trashëgimtarja e Top Channel, gushtin e kaluar u martua me prezantuesin e njohur Ledion Liço. Ata janë prindër të një djaloshi dy vjeçar që quhet London Noor.

Pak javë më parë, Sara Hoxha e bëri publik lajmin se ajo dhe bashkëshorti Ledioni do të bëhen prindër sërish dhe janë në pritje të ëmbël.

Dhe Sara Hoxha po që po ia del të duket bukur edhe gjatë shtatzënisë, me ca kilogramë më tepër. Ajo në një mbrëmje private per ditelindjen e 33-te te Ledionit, ka zgjedhur të vesh një fustan ngjyrë rozë i cili në pjesën e mesit, ka një rrip me një karficë tejet elegante, e mbuluar e tëra me gurë.

Fustani është i ngushtë dhe prej mëndafshi, e në barkun e rrumbullakosur të Sarës, po duket shumë bukur.

View this post on Instagram

💕#ll33 | photos @orsolamema

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Ndërsa ditë më parë, për ditëlindjen e Ledionit i cili po mbush 33 vjet, Sara postoi në Instagram një foto nga dasma e tyre. Këtij postimi ajo i bashkëngjiti edhe një përshkrim të ndjerë:

“Si sot, vite më parë, në ditëlindjen e tij, njoha shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha kërkuar burrë dhe baba më të mirë për dy djemtë tanë. Të dua!

P.S.: Edhe pse nuk je në rrjetet sociale, e di që kërkon postimet për mua 24 orët e fundit çdo ditë.”

Nga vetë postimi i Sarës, kuptuam që çifti janë në pritje të një djali. Londoni i vogël shumë shpejtë do jetë vëllai i madh.

Artikuj të ngjashëm