Kohëve të fundit këngëtari Labinot Tahiri po shfaqet tejet emocional në rrjetet sociale, me fraza të ndjeshme kur flet për veten e popullin, pasi tani ka marrë edhe një përgjegjësi, atë të deputetit.
Po aq i ndjeshëm e dramatik ai u bë edhe për të birin e tij Eltonin, i cili po mbush 16-të vjet, e Labi i ka dedikuar atij një urim në Instagram, ku flet fjalët më të bukura për të.
Aty zbulon se Eltoni e ka ndjekur pas edhe në mbrëmjet e tij muzikore dhe është rritur duke e parë Labin të kalojë në vështirësi.
“Kur jam i mërzitur apo dhe i nevrikosur, e pa mundur është që të qëndroj serioz kur të kam përballë syve të mi se je shumë i gjallërueshem me skenat e tua, Eli im. Ti je djali im, por të kam shok sepse u rrite me shokët e mi për arsye se ishim tërë kohën nëpër rrugë, edhe ty te kisha afër ne shumë raste, apo ishe në mbrëmjet e mia gjatë karrierës sime”, shkruan plot emocion Labi.
“Rrallëherë bëja pushim me ty ashtu ishte karriera ime. Ti je pjekur para kohe, i trajnuar për jetë, i ke mësuar sfidat e Labit, që nesër të jesh i përgatitur për shumë rrugë të jetës. Vazhdo të dhurosh buzëqeshje, gëzim, respekt, motiv tek shokët dhe shoqet, te miqtë e dashamirët, sepse je i falur për t’u dukur i tillë. Kërko nga Zoti lumturi, vetëm që ti bësh edhe të tjerët të lumtur. Ti ta bën natën ditë. Urime 16 vjetorin e lindjes Elton L Tahiri. Krenar me ty Eli im”, vazhdon ai në positmin e Instagramit, ku ka publikuar edhe një fotografi shumë simpatike me Eltonin. /Prive.al