Përmes një dedikimi prekës, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë

By

Jo rrallë herë, aktorja e dashur, Fiona Gllavica ka folur për nënën e saj të ndjerë. As postimet në llogaritë e saj sociale nuk janë të pakta kushtuar nënës së saj.

Sot në përvjetorin e tetë të vdekjes së nënës së saj, Fiona i kushtoi një dedikim mjaft prekës, duke ndarë dhe një foto të nënës së saj.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj aktorja u shpreh:

Përkujtim prej zemre.
Koha i ka bë vend viteve, fjalët s’dijnë ta përshkrujnë e as lotët s’dijnë të qajnë më pikëllimin për ty nanë. Por, kujtimi e fotografia jote në ngjarjen tonë është sa vet jeta. Ti je gjithku, në çdo prezencë, festë, darkë, buzëqeshje, përqafim, lutje.
Kemi mësuar që mungesa nuk e zbeh shenjtërimin e nanës, ajo e ka muros përjetësisht ndriçimin e saj në orët tona. Edhe drita ia kishte zili.
Gjithë këto emocione: pranvera e pas dimrit, rrezja e parë e diellit që hy në dhomën e fēmijës të posalindur, fruti i parë i pjekur, loja e parë para publikut, puthja e parë e dashnisë, por asgjë më të bukur e më të ndjeshëm se përqafimi i nanës s’paska pas.
Të kërkojmë ne cdo cepë, skaj, dhomë, park me lule , në ujë , në qiellë.. Por, vazhdojmë të të gjejmë vetëm kur mbyllim sytë.
Pusho e qetë mbi re!
Të duam përgjithmonë,
2920D.

Artikuj të ngjashëm