Rita flet nga spitali për problemet shëndetësore

By

Pasi shqetësoi jo pak me një foto të postuar në rrjetin social Snapchat ku shihej e shtrirë në spital, Rita Ora ka gjetur kohë për t’u sqaruar në profilin e saj në Instagram.

Kur edhe mori vetën, përmes një shkrimi, Rita ka konfirmuar se hosptalizimi është bërë shkaku i lodhjes së tepërt.

‘Sot ishte mjaft vështirë por po ia dal. Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen, ju dua. Lodhja është e vërtetë’ – ka shkruar këngëtarja në imazhin e ndarë me fansat.

Në vetëm pak orë, Rita u pa teksa realizoi set fotografik për revistë, punoi në projektet e reja muzikore dhe xhiroi skena për kampanja publicitare dhe duket se ky përkeqësim i shëndetit ka qenë një shenjë që të mos punoj deri në këtë pikë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm