Loredana është rikthyer në Zvicër – tek shtëpia e saj.
Rep-artistja e cila po përballet me akuza të rënda për mashtrim, duke marrur 900 mijë franga nga një çift zviceran, erdhi në Kosovë për të xhiruar videoklipin e saj të cilin e kishte shtyrë për pak ditë.
Përveç kësaj, ajo mbajti edhe një konferencë për media për të shpjeguar atë që po ndodhte në Zvicër.
Loredana mohoi të jenë marrë paratë me forcë madje ajo tha se ato janë dhënë me vetdëshirë nga pala që po akuzonte artisten.
Sidoqoftë, derisa rasti i saj vazhdon të jetë nën hetime, ajo po shijon jetën prej këngëtareje dhe një nëne./Prive.al