Nis kapitulli i ri, këngëtarja e njohur sapo na njoftoi me menaxherin e saj të ri (FOTO)

By

Demi Lovato është gati për t’ju kthyer punës!

Këngëtarja 26 vjeçare hyri në Instagram për të njoftuar se tani e tutje, ajo do të menaxhohet nga Scooter Braun, transmeton Prive.

“Njerëz. Ëndrrat u realizuan sot për mua. Unë zyrtarisht kam një menaxher të ri. Dhe jo vetëm ndonjë menaxher por një dhe të vetëm @scooterbraun”, ka shkruar Demi nën fotografi.

“Nuk mund të jem më e lumtur se kaq, e frymëzuar dhe e emocionuar për të filluar një kapitull të ri me ty Scooter. Faleminderit që besove tek unë”.

Demi ka punuar me Philymack, i cili përfaqësonte vëllezërit Jonas.

Klientët aktualë të Scooter janë Justin Bieber, Ariana Grande dhe Kanye West.

Artikuj të ngjashëm