Ky është reagimi i Brunos ndaj ‘Sa t’kom dasht’ (VIDEO)

By

Pak sekuenca nga ky krijim muzikor dëgjuam pikërisht prej trailerit paralajmërues të tij.

Por, befasishëm opinioni u habit kur këngëtarja Nora Istrefi erdhi me një këngë që ngjasonte shumë në refren me pak sekonda nga një krijim muzikor që Bruno i Threedots e kishte paralajmëruar paraprakisht.

Shumë u spekulua edhe për të drejtat e autorit por protagonistët nuk e dhanë asnjë prononcim teksa pas lançimit të ‘Ajo’ dhe njohjes së të drejtave të autorit në përshkrimin e videos të Norës u duk se kjo çështje u mbyll.

E nëse mendoni se Bruno ndihet keq kur dëgjon këtë krijim muzikor, super hit që në rrethana të paqarta i iku nga duart, atëherë gaboheni plotësisht.

Në një video që ka siguruar Prive.al shihet këngëtari teksa në një prej klubeve të natë shijon çdo moment të këtij krijimi muzikor.

Kur nuk ka opsion tjetër, kjo duket të jetë zgjidhja më e mirë! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm