Të mos harrojmë kurrë: muzika në gjuhën spanjolle në Shtetet e Bashkuara nuk do të ishte pranuar kurrë siç është sot pa Shakirën.
Superylli kolumbian ishte marrëse e çmimit Video Vanguard në MTV Video Music Awards të këtij viti. Pasi u prezantua nga ish-bashkëpunëtori i saj Wyclef Jean, Shakira doli në skenë për të ofruar një përzierje të hiteve të saj më të mëdha, duke përfshirë këngët nostalgjike si: “Whenever, Wherever” dhe “Hips Don’t Lie” dhe hitet më të fundit si “Te Felicito”. Dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha, të cilët ajo i ka me ish-të dashurin Gerard Piqué, gjithashtu iu bashkuan asaj në tapetin e kuq më herët në mbrëmje dhe panë nënën e tyre duke pushtuar plotësisht skenën me performancën e saj të fuqishme.
Performanca e Shakiras po konsiderohet ndër më të mirat dhe ka thyer rrjetin që nga publikimi në Youtube.