Përforcohen dyshimet: Ndahen Robin dhe Heidi?

By

Ka tash e një kohë që përflitet e dyshohet për një krizë të mundshme mes Robin Krasniqit dhe Heidi Lushtakut.

Çifti që shfaqeshin vazhdimisht bashkë në rrjete sociale duke ndarë copëza nga përditshmëria e tyre, për muaj të tërë nuk po japin shenja në një prej sferave ku vërehen më së lehti – rrjetet sociale.

Fshirja e fotove në profilet në Instagram si një indikator mjaft i fuqishëm ka lënë të kuptohet tash e disa javë që çifti po përjetojnë krizë.

Heidi nga gjithë fotot e përbashkëta me Robin ka lënë vetëm një me tezen e saj të ndjerë teksa në llogarinë e Robinit nuk vërehen gjurmë të bukuroshes.

 

View this post on Instagram

 

E urt, e but, dashuri, paqe, e zgjuar. Një mrekulli e Allahut. #angeltota #nëna2

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidilushtaku_) on

Sikur të mos mjaftonte kjo, çifti nuk ndiqet më me njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

Prive.al pati raportuar e para për romancën e tyre gati dy vite më parë teksa një prej intervistave të rralla të çiftit ishte dhënë për NIN në Klan Kosova, si një prej ‘provave’ të mbetura të një raporti i cili sipas të gjitha gjasave, nuk ekziston më. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm