Kjo është fjalia e Milaim Zekës për Monën e ndjerë që ‘çmendi’ Adelinën

By

Nuk reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale në periudhën shumë të vështirë pas humbjes së nënës, përkundër ngushëllimeve të shumta.

E ishte një fjali e gazetarit Milaim Zeka ajo e cila bëri që këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur si diva e skenës muzikore shqiptare të reagojë e nëvrikosur në Facebook.

Në replikë me këngëtaren, Milaim Zeka për Express, hodhi akuza se Adelina bashkë më nënën kishin gjetur strehim dhe mbrojte direkte në Beograd nga shefi i shërbimit sekret të Sllobodan Millosheviqit, Stanishiq.

‘Dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojtë në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka qu në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërku mbrojtje në Beograd direkt prej shefit të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas pse më mbrojtë sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit’ – deklaroi Zeka për Express.

E kjo nuk është kapërdirë aspak lehtë nga këngëtarja e cila në reagimin e gjatë, të cilin e ka konsideruar si të fundit është shprehur:

‘Ti e din që kurr nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende nje vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falenderoj ata që më ngushëlluan… Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellesh kush jam,se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fitu pare e like. A bon me chill tash? A.I’

Artikuj të ngjashëm