“Për ty u luta çdo natë dhe gjatë”, Rona Nishliu emocionon me shkrimin në ditëlindjen e vajzës

By

Sot është një ditë e lumtur në familjen e Rona Nishliut.

Vajza e vogël e këngëtares, Noa po feston ditëlindjen e saj të tretë.

Për ditën e veçantë të vogëlushes u organizua një festë e ëmbël, ndërkaq mami Rona emocionoi me shkrimin e saj dedikuar Noas.

“Të dashur miq,

Meqenëse me ju kam ndarë pothuajse çdo emocion personal dhe profesional, s’kam si të mos ndaj edhe emocionet që më fali ardhja e saj në jetën time, tre vjet më parë, gëzimi im parë, Vajza Noa, siç ka qejf ta thërras “xemla” ime e vogël!

Noa, për ty u luta çdo natë dhe gjatë…

E ti më lumturove, për herë të parë kur më dhe shenja se po rriteshe brenda meje, e pastaj edhe më shumë, si sot para 3 vjetëve, kur pas 17 orëve jo dhe aq të lehta e gjithë vonesa e komplikime, vendose të shkëputesh nga trupi im dhe më erdhe si bekimi më i çmuar në jetë.

Noa, dije mirë se ti je një mrekulli dhe unë thjesht të dua e të adhuroj.

Qofsh e gëzuar dhe e përmbushur me çdo gjë që të sjell jeta, fat e shëndet paç përherë, dëshirë e vullnet të mësosh e provosh, trimëri, guxim dhe mençuri ta sfidosh veten, e dashuri paç për gjithë universin. Noa, veç ji vetvetja, veç ec drejt, me mend në kokë, e kurrë mos e harro zemrën në kraharor. Jeta e fati qofshin bujare me ty “xemla” ime e vogël, e gëzofsh çdo sekondë të jetës.

Gëzuar 3 vjetorin e lindjes Vajza Noa!!!

TË DUA”

Artikuj të ngjashëm