‘Si ai’ titullohet projekti i fundit që solli Samanta Karavello, këngë kjo e punuar tërësisht nga kompania Max Produciton e cila njëherit ka edhe nën menaxhim këngëtaren.
Por projekti në fjalë duket se u shndërrua në “mollë sherri” për të pasi që pak ditë pas publikimit njëra nga koleget e saj respektivisht Marsela Cibukaj publikoi një stuatus në Facebook duke mos i’u drejtuar asaj direkt në emër e mbiemër por që aludonte 100% në të e duke i drejtuar këngëtares një mal kritikash ku në mes tjerash thoshte: ”
Por këto kritika duket se e revoltuan shumë Samantan e cila zgjodhi instagramin për t’iu kundërvënë artistes me këto fjalë:
“Nuk kam dashur ti kushtoj ndonjeher rendesi ketyre statuseve pergjate gjithe ketyre viteve qe depertoj ne muziken shqiptare, por kur behet fjale per nje kolege qe ka shprehur vleresim ndaj vokalit tim dhe dashamiresi ndaj meje smund ta le pa anashkaluar. Do kisha shume deshire te kishe dhe ti suksesin qe meriton pa cenuar timin. Nese mendon se e ben me mire TREGOJE .Publikun as te mora as ma more. Vokali im eshte vleresuar nga MJESHTER te muzikes shqipetare kur isha vetem 13 VJEC ( nderkoh askush nuk e njihte emrin tend ) Do ishte me mire te beje dicka me me vlere se te komentoje muziken e kolegeve te tua, aq me teper kur je artiste vet ! PEACE ✌️
Nuk dihet nëse ky debat do të vazhdojë edhe më tej por duket që raportet e dikurshme që dyshja kishte mes vete tashmë janë shkatërruar. /Prive.al/