Dua flet për shifrat e pjesëmarrësve: A ishte koncerti më masiv në Prishtinë?!

By

Ngjarja më e madhe kulturore në kryeqytet u mbajt mbrëmë me ardhjen e Dua Lipës, yllit botëror për të performuar në kryeqytet.

Pas një mbrëmjeje të paharruar për pjesëmarrësit por edhe vetë këngëtaren, kjo e fundit përmes një postimi ka shprehur emocionet e saj, si krenarinë e të qenurit shqiptare.

Dua ka folur edhe për shifrat e pjesëmarrësve, duke deklaruar se mbi 18.000 persona kanë qenë të pranishëm, si koncerti i dytë më masiv pas atij të Unikkatilit në të cilin pretendohej nga vetë reperi që kanë qenë mbi 25.000 veta.

Për Prive, babai i këngëtares Dukagjin Lipa pak javë më parë deklaroi se presin të paktën 10.000 pjesëmarrës dhe jo zyrtarisht, 15.000 ishte numri i biletave që përfliteshin se janë në treg. Me shifrën e thënë nga Dua, i bie se pritshmëritë janë tejkaluar me të madhe.

‘Pas katër viteve mungesë, erdha në shtëpi tek KJO! Ju falemnderoj të gjithë nga thellësia e zemrës për mbrëmjen e kaluar. Ju dua shumë shumë shumë. Rikthimi më i mirë në shtëpi’ – ka përfunduar këngëtarja. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm