Afrim Muqiqi ishte i ftuar në edicionin e parë për këtë vit të Prive.
I ftuar në intervistën më të shkurtër “60 sekonda”, ai u përgjigj shumë hapur në pyetjet që i parashtroi gazetari i Prive-së, Vlorijan Halili.
Intervista nuk përfundoi pa e pyetur këngëtarin se ‘a acarohet kur të tjerët tallen me mbiemrin e tij?’.
Ai përgjigjet që asnjëherë nuk ndodh të nervozohet me batutat për mbiemrin e tij – kështu që për të gjithë ata që mund edhe të tallen, ka shumë gjasa që këngëtari të qesh bashkë me ta.
Mos humbisni intervistën më pikante të Prive dhe përgjigjet e Afrim Muqiqit. /Prive.al