Rikthehet Arta Memedi: Ndryshon tërësisht bashkëpuntorët!

By

Miliona klikime nuk kanë munguar në këngët  e saj, të cilat gjithmonë i ka sjellur me klipe të kuruara. ‘2her’ ishte produksioni i fundit muzikor nga Arta Memedi e lançuar në mars të vitit të shkuar e që atëherë nuk pati prurje të reja.

E gjitha ka një arsye.

Arta ka ndryshuar tërësisht bashkëpuntorët muzikore dhe sonte ka ardhur fruti i parë i punës. Nën logon e RedBox Entertainment është prezantuar ‘Bashkë’ kënga e re e Artës.

Videoklipi mban firmën e Valon Azirit, i cili realizon numrin më të madh të spoteve në këtë label./Prive.al

Artikuj të ngjashëm