Camila me pasaportën kosovare i drejtohet qytetarëve! (FOTO)

By

Miss Universe Kosova 2016, Camila Barraza që prej momentit kur u zgjodh si më e bukura e Kosovës shkaktoi shumë zhurmë në publik.

Në një situatë kur gëzoheshim për shqiptaret që shpalleshin më të bukurat në Gjermani, Zvicërr apo Amerikë, zgjedhja e një të huaje si Miss Kosova nuk u kapërdi lehtë.

Në mesin e skeptikëve, si kritikë u tha se mes tjerash, Barraza as nuk kishte pasaportën kosovare, ndonëse një kriter i tillë mund të vlejë në sporte por jo edhe në spektaklet e bukurisë.

Përgjigjen më të mirë, bukuroshja e ka dhënë së fundmi kur edhe është pajisur me pasaportën kosovare, përkrah asaj të Argjentinës.

Gëzimin, Camila e ka shprehur përmes rrjeteve sociale ku sërish ka garantuar se do të bëj më të mirën e saj për përfaqësim sa më të denjë të Kosovës në Manila të Filipineve.

Më poshtë shkrimi i plotë i bukuroshes tashmë kur ka mbetur rreth një muaj nga evenimenti dhe ethet e numërimit prapa vetëm se kanë filluar:

Kam mbi supe një përgjegjësi shumë të madhe, atë të përfaqësimit sa më të denjë të këtij shteti të ri, i cili një vit më herët më dha një çati, ndërsa më vonë një kurorë.

Do të jetë moment i veçantë për mua të jem KOSOVË, në mesin e 100 shteteve të tjera të botës, pjesëmarrëse në konkursin më të rëndësishëm të bukurisë dhe fuqizimit të femrës në botë.

Do bëj më të mirën time, që bota të kuptojë se Kosova është një vend i njerëzve besnik dhe vlerave të mëdha njerëzore. Ka histori që të rrënqeth dhe dyer të hapura gjithmonë për miq të rinjë.

Të dua Kosovë

camila

Artikuj të ngjashëm