Justin Bieber dhe Hailey Baldein raportohet se kanë zemëruar mysafirë në hotelin prej 1.000 dollarësh për një natë, në Karolinën e Jugut, ku ata do të martohen të hënën.
Sipas TMZ, një email u është dërguar mysafirëve në Montage Palmetto Bluff duke i njoftuar ata se noti, pishina, spa dhe restoranti kryesor do të jenë jashtë kufijve këtë fundjavë në mënyrë që çifti të kenë qasje të pakufizuar gjatë festimeve të tyre.
Kjo vjen pasi u raportua se Justin, 25 vjeç dhe Hailey, 22 vjeçare, kanë vendosur të shkëmbejnë premtimet e dasmës në hotelin tejet luksoz, dhe kanë rezervuar vendin për festimin privat me të dashurit e tyre që do marrin pjesë.
Sipas faqes, të ftuarve iu dërgua një email për kufizimet brenda dhe rreth kompleksit të hotelit këtë fundjavë.
Montage u ka ofruar mysafirëve një rimbursim, rezervime alternative dhe azhurnime ose darkë falas në ndonjë nga restorantet ende të hapura.
Qëndrimi në hotel nuk është i lirë, me suita më të lartë River View që kushton 1,080 dollarë një natë, dhe apartamentin Palmetto që kushton 970 dollarë një natë.
Më poshtë janë disa foto se si duket hoteli në fjalë dhe pjesët që çifti kanë rezervuar:
Burimi: Tmz.com