Për këtë maskë fantastike flokësh ju duhet vetëm një vezë!

By

Ndonjëherë, këto flokë duken një ëndërr e pamundur e megjithatë shumë prej nesh e dimë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi.

Një prej ushqimeve më të mira për flokët është veza. Ajo është e pasur me proteina, minerale dhe vitamina të kompleksit B që janë thelbësore për shëndetin e flokut.

Këto ushqyes janë kontribuues të drejtpërdrejtë për rritjen, volumin, shkëlqimin dhe dendësinë e flokut. E bardha e vezës është burimi më i pasur i proteinës, magnezit, kaliumit dhe riboflavinës që rrisin flokun.

Megjithatë e bardha e vezës nuk e zbut flokun si e verdha. Kjo e fundit është një burim më i pasur i vitaminave të kompleksit B dhe acidit folik. Ajo përbën një alternativë të shkëlqyer për njerëzit me flokë të thatë. Kombinimi i të dyjave rekomandohet për njerëz që kanë flokë normalë ose miks.

Maskë Me Vezë Për Flokë Normalë

Përzieni një vezë të plotë me një lugë gjelle me vaj ulliri dhe lyejeni flokun në tërësinë e tij.

Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ftohtë.

Këtë maskë mund ta bëni 1-2 herë në javë.

Ajo ruan ekuilibrat e yndyrës së flokut dhe përmirëson rritjen e shëndetshme të tij,

Maskë Për Flokë Të Thatë

Për këtë maskë ju nevojiten 2 të verdha vezësh dhe një lugë gjelle me vaj ulliri.

Lyeni të gjithë flokun dhe mbajeni maskën për 20 minuta.

Më pas lajeni me ujë të ftohtë dhe aplikoni zbutës.

Maska duhet përdorur 1-2 herë në javë.

Floku do të jetë i butë ndërsa skalpi do të marrë ushqyesit e nevojshëm.

Artikuj të ngjashëm