Asgjë tjetër për nga vështirësia s’do krahasohej me vendimin e vështirë për ta lënë muzikën.
Papritmas këngëtari i famshëm shqiptar Flori Mumajesi, e bëri këtë deklaratë në profilin e tij në Instagram.
Mumajesi shkruan se shpesh herë e mendon ta lërë muzikën, por s’do e bëjë sepse është publiku ai që e do më së shumti.
“Vendimi më i vështirë i jetës sime është të shkëputem nga muzika. Dhe më vijnë shumë mesazhe që m’i mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende edhepse shpesh herë e mendoj. Ju dua”, ka shkruar Mumajesi në Instagram. /Prive.al