Po hyjmë në një vit dhe dekadë të re dhe të gjithë fansat e Yllit e kanë edhe një arsye më shumë për të festuar.
Ashtu pa zhurmë shumë, ai paralajmëroi një projekt të ri me një insert të shkurtër që postoi në Instagram.
Projekti i ri pason këngën “Ski me m’pa” e cila fillimisht rrodhi në internet por që më vonë këngëtari publikoi edhe versionin zyrtar, pas shumë kërkesave.
Prive merr vesh që kënga do të titullohet “Engjëj” dhe që do të publikohet këto ditë para vitit të ri.
Kujtojmë që Ylli do të jetë prezent edhe në edicionin festiv “Prive Reality” – e cila do të transmetohet në televizionet tuaja më 1 janar nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe paralelisht edhe në kanalin zyrtar të Prive në platformën Youtube. /Prive.al