Me suksesin e jashtëzakonshëm të kapur brenda një periudhe të shkurtër kohore, Era Istrefi është shndërruar në magnet për mediat e ndryshme europiane që në numër tejet të madh po shprehin interesim për ta pasur në emisionet e tyre.
E rradhës ka qenë një radio në Amsterdam të Holandës që mes tjerash, ka pyetur Erën në intervistë edhe për faktin se si është të jetohet në Kosovë.
Përballë stereotipeve dhe portretizimit në konutacion negativ të Republikës sonë, këngëtarja e hitit ‘Bonbon’ është munduar ta prezantoj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.
‘Është shtet i vogël dhe i dashur ku ke çfarëdo që të nevojitet. Është vend i gjelbërt, me ajër të pastër dhe gjelbrim kudo. Faktikisht, është shumë e shëndetshme të jetosh në Kosovë’ – ka deklaruar mes tjerashEra.
Kujtojmë se këngëtarja që prej shpërthimit ndërkombëtar vazhdimisht ka promovuar Kosovën teksa menaxheri i saj, Faton Shoshi, në NIN të Klan Kosova kishte treguar se Era ka refuzuar oferta për zhvendosje të bazës në Londër e Berlin vetëm për të ruajtur Kosovën si vendbanim të saj (LEXO KËTU). /Prive.al/