Zbulohet lidhja tre vjeçare e Rozana Radit

By

Tash e një kohë, pak kemi dëgjuar për jetën private të Rozana Radit. Lidhjet e mundshme të dashurisë të saj nuk janë përfolur pothuajse prej vitesh sepse Rozi është treguar hermetike në këtë aspekt.

Megjithatë, mediat këtë punë e kanë pasi sot kanë zbuluar personin që tash e tre vite i ka ‘vjedhur’ zemrën këngëtares.

Siç shkruan Panorama Plus, ai quhet Shpëtim Karakushi dhe është oficer pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë.

Madje, nga raportimet e mediave shqiptare, çifti tash e një vit edhe bashkëjeton më një apartament pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ në kryeqytetin shqiptar.

Lidhja mendohet të ketë nisur menjëherë pasi të dy ishin ndarë nga partnerët e dikurshëm. /Prive.al/

rozana

Artikuj të ngjashëm